IADK organizon tryezën e rrumbullakët

IADK organizon tryezën e rrumbullakët

IADK organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar mbi të arriturat në kuadër aktiviteteve të projektit "Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve së kapaciteteve profesionale të tyre” nga ku ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës, kyetari i komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti, përfaqësues të MBPZHR, zyrtarë dhe drejtorë nga komunat përkatëse, përfaqësuese të shoqatave si dhe gra pjesëmarrëse ne trajnime profesionale, ku u informuan mbi rezultatet e projektit dhe njëkohësisht të diskutojnë për sfidat dhe adresimin e çështjeve në të mirë të grave fermere.

Tryeza solli një diskutim konstruktiv, në fund u nxorën rekomandimet dhe konkluzionet të cilat do të adresohen tek organet relevante në mënyrë që të fuqizohet femra në sektorin e bujqësisë si dhe të integrohet sa më mirë në aspektin shoqëror dhe ekonomik.

Në fund, drejtori i organizatës IADK, Z. Zenel Bunjaku falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, diskutimet dhe kontributin e dhënë në ketë ngjarje.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit "Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve së kapaciteteve profesionale të tyre”, si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

23022020__3.jpg
23022020__4.jpg
23022020_1.jpg