IADK organizon trajnime për bimë mjekësore dhe aromatike

IADK organizon trajnime për bimë mjekësore dhe aromatike

Në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike është duke përkrahur me trajnime të cilat ndikojnë në përmirësimin e kultivimit të BMA-ve. Pjesëmarrës në këto trajnime kanë qenë fermerët e vegjël, pikat grumbulluese dhe eksportues, të interesuar të marrin njohuri rreth prodhimit të materialit fidanor, përgatitjes së tokës për BMA dhe kultivimin e BMA-ve njëvjeçare dhe shumëvjeçare. IADK-ja ka angazhuar ekspertin Muzafer Luma si trajner.

Po ashtu janë organizuar vizita në terren te fermerët përfitues, me ç’rast përfituesit patën mundësinë të shohin mënyrën e kultivimit të bimëve mjekësore si: mëllagë e zezë, cian i kaltërt, kalendulë, luledielli, shtog, presh organik, mëllagë e bardhë, rigon i bardhë, mentë, hithër, lavandë, finok dhe kamomil.

Në fund të trajnimit dhe vizitës në terren, pjesëmarrësit dhe pikat grumbulluese kanë shprehur gadishmëri që të fillojnë me përgatitjen e tokës dhe kultivimin e BMA-ve në harmoni me kushtet e kërkuara për prodhim organik si shembull:
  • Prodhimi i farave të bëhet në mënyrë organike, [përparësi kanë varietetet e pastërta gjenetikisht]
  • Të zgjidhen varietete që të jenë të përshtatura me kushtet specifike lokale e rajonale
  • Në mungesë substrati të zëvendësohet me komponentë organik
  • E rëndësishme për përgatitjen e tokës është krijimi i një regjimi normal ujor, ajror dhe ushqimor, me të cilën përmirësohen cilësitë e saj fizike, grumbullohen sasi maksimale lagështie.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

23062020_2.jpg
23062020_3.jpg
23062020_4.jpg