IADK organizon eventin e radhës B2B (Biznesi me Biznes) në mbështetje të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve

IADK organizon eventin e radhës B2B (Biznesi me Biznes) në mbështetje të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve

Qëndrueshmëria e bizneseve të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve luan një rol kyq dhe të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Duke njohur rëndësin e këtij sektori, IADK ka organizuar eventin me temën: “Ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme në sektorin Agro-Ushqimor, sfidat dhe mundësitë e partneritetit në zhvillim rural”. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe prodhuesve bujqësorë, me synim nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të partneriteteve të qëndrueshme në sektorin agro-ushqimor të vendit.
Prezent në event ishin z. Zenel Bunjaku – Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, znj. Antigona Dajakaj - Koordinatore e projektit - Frieda për Kosovën, znj. Isme Osmani – Përfaqësuese e organizatës PePeKo, z. Besim Sahiti – Pronar i kompanisë Agro Pharma, z. Liridon Kadriu – Përfaqësues i kompanisë Agrion SH.P.K, z. Arsim Gashi – Përaqësues i kompanisë Dioren SH.P.K, z. Selami Osa – Pronar i kompanisë Osa Termosistem, përfaqësues të komunave bashkëpunuese në projekt, pjesëmarrëse të bizneseve aktive si dhe stafi i IADK-së.
Përmes këtij aktiviteti, IADK tregoi përkushtimin e saj për të ndërtuar partneritete të forta ndërmjet prodhuesve bujqësorë dhe përpunuesve vendorë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjëve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donator zviceran FRIEDA.