IADK nënshkruan marrëveshjen për vetë - konsum

IADK nënshkruan marrëveshjen për vetë - konsum

Të premten më 20.12.2019 është nënshkruar Marrëveshja për Vetë-konsum (Për Kapacitetet Gjeneruese nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë në kuadër të Skemës Mbështetëse për Vetë-konsum) në mes të organizatës IADK, me përfaqësues Z. Zenel Bunjaku – Drejtor Ekzekutiv dhe KESCO, me përfaqësues Hasan Gökalp Cinbiş – Drejtor Ekzekutiv Komercial.

Duke marrë parasysh faktin që IADK në objektin e saj ka të instaluar panelat solar me kapacitet 10.6 KW dhe në këtë rast është konsumator prodhues atëherë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të na ndihmojë në uljen e kostos së energjisë elektrike.

IADK dëshiron të falenderojë: ZRRE, ATK, KESCO, KEDS, Komunën e Vushtrrisë për mbështetjen që kanë dhënë në këtë projekt.

Organizata IADK është konsumatori i parë prodhues që nënshkroi këtë marrëveshje me KESCO-n, andaj shpresojmë që ky do të jetë një fillim i mbarë në këtë drejtim.

download.png
24112019_2.jpg