Më datë 06.07.2020, Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK-së ka nënshkruar kontratat individualisht me 8 përfituesit e fundit nga komunat: Ferizaj, Prizren, Dragash, Istog, Leposaviç, Gjilan dhe Kaçanik (Pika grumbulluese të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike).
Përfituesit do të përkrahen me tharëse termike me sipërfaqe të tharjes 40m2, të cilat do të jenë moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesёve dhe grumbulluesve të BMA.
- Bio-Product SH.P.K nga Ferizaji
- Isen Islamaj B.I. nga Prizreni
- Hit-Flores SH.P.K nga Dragashi
- ALKO - NATURA SH.P.K nga Dragashi
- Venera Krasniqi B.I. nga Istogu
- Stojan Milojevic B.I. nga Leposaviçi
- STREHA-PACK SH.P.K nga Gjilani
- GREEN HILL SH.P.K nga Kaçanik
IADK me projektin e bimëve mjekësore në total ka përkrahur 25 pika grumbulluese të BMA, përfitues të tharëseve termike 40m2.
Tharëset termike me sipërfaqe tharëse 40m² jena të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve. Ky aktivitet do të ndikojë në stabilizim të sektorit të BMA, në përsosje të produkteve të thara, konsistencë të produkteve dhe qëndrueshmëri dhe rritje të eksportit të BMA.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.


