IADK nënshkruan kontratat me 7 përfituesit e radhës të tharëseve termike 40m2

IADK nënshkruan kontratat me 7 përfituesit e radhës të tharëseve termike 40m2

Më datë 12.06.2020, Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK-së ka nënshkruar kontratat individualisht me 7 përfituesit e tretë nga komunat Istog, Rahovec dhe Ferizaj (Pika grumbulluese të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike). Përfituesit do të përkrahen me tharëse termike me sipërfaqe të tharjes 40m2, të cilat do të jenë moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesёve dhe grumbulluesve të BMA.

  1. Rukije Kastrati B.I. nga Rahoveci
  2. Organic Farm Malesia SH.P.K nga Rahoveci
  3. Natyral Product SH.P.K nga Istogu
  4. Agro Loli SH.P.K nga Istogu
  5. Eblin Beqiraj B.I. nga Istogu
  6. Luan M. Sadikaj B.I. nga Istogu
  7. EXTRA LINDI FRUTI SH.P.K. nga Ferizaji

Deri më tani IADK ka përkrahur 17 pika grumbulluese të BMA, përfitues të tharëseve termike 40m2.
Tharëset termike me sipërfaqe tharëse 40m² jena të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve. Ky aktivitet do të ndikojë në stabilizim të sektorit të BMA, në përsosje të produkteve të thara, konsistencë të produkteve dhe qëndrueshmëri dhe rritje të eksportit të BMA.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

15062020_2.jpg
15062020_3.jpg