IADK nënshkruan kontratat me 5 përfituesit e parë të tharëseve termike 40m2

IADK nënshkruan kontratat me 5 përfituesit e parë të tharëseve termike 40m2

Sot, Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK-së ka nënshkruar kontratat individualisht me 5 përfituesit e parë (Pika grumbulluese të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike).

Këta përfitues janë nga komuna të ndryshme të Kosovës:
𝟭. Agro-Florentina sh.p.k 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗸𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗮𝗷,
𝟮. Agro 2000 𝗻𝗴𝗮 𝗗𝗿𝗮𝗴𝗮𝘀𝗵𝗶,
𝟯. 𝗡𝗕 𝗔𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗮𝗰̧𝗮𝗻𝗶𝗸𝘂,
𝟰. 𝗦𝗵𝗮𝗿𝗿𝗶 𝗕𝗜𝗢 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗵𝘁𝗲̈𝗿𝗿𝗽𝗰𝗲
𝟱. 𝗚𝗮𝘇𝗺𝗲𝗻𝗱 𝗭𝗲𝗸𝗮 𝗕.𝗜 𝗻𝗴𝗮 𝗣𝗼𝗱𝘂𝗷𝗲𝘃𝗮.

Përfituesit do të përkrahen me tharëse termike me sipërfaqe të tharjes 40m2, të cilat do të jenë moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesёve dhe grumbulluesve të BMA.

Tharëset termike me sipërfaqe tharëse 40m² do të jenë të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve. Ky aktivitet do të ndikojë në stabilizim të sektorit të BMA, në përsosje të produkteve të thara, konsistencë të produkteve dhe qëndrueshmëri dhe rritje të eksportit të BMA.

Po ashtu është vizutar një përfitues i tharëses 40m² për të parë procesin e ndërtimit te tharëses dhe inspektimin i punëve që janë duke u kryer nga kompania vendore Osa Termosistem.

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵𝗷𝗲.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

23042020_2.jpg
23042020_3.jpg
23042020_4.jpg
23042020_5.jpg