IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi  me Komunën e Vushtrrisë dhe Shtimes

IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë dhe Shtimes

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Zenel Bunjaku dhe Z. Ferit Idrizi Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe Z. Qemajl Aliu Kryetar i Komunës së Shtimes nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.

Përmes këtij projekti synohet të ngriten kapacitetet profesionale të grave, mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunësimit si dhe promovimi i përfshirjes të të rinjëve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit dhe projekti të zbatohet me sukses, aktivitetet e projektit do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorët e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Projekti: “Fuqizimi i të rinjëve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe pëpunim të ushqimit” mbështetet nga donator Zviceran CFD dhe bashkëfinancohet nga  Komunat Vushtrri dhe Shtime.


1.JPG
2.JPG
3.jpg
4.jpg
5.jpg