Mirëmbajtja dhe rritja e suksesshme e bletëve kërkon përkushtim, punë dhe investim. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm ka organizata IADK në zhvillimin e bletarisë përmes granteve dhe trajnimeve. Safet Peci nga fshati Zhazhë është përfituesi i koshereve me bletë dhe pajisjeve për bletari, aktivitet ky që synon zhvillimin e sektorit të bletarisë.
Mbështetja e ofruar do t’i ndihmojë bletarit në menaxhimin e bletishtes, shtimin e numrit të bletëve, si dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe sasisë së mjaltit, që do të rezultojë pozitivisht në të ardhurat materiale të familjes 7 anëtarëshe.
Safeti me bashkëshorten e tij presin që ky vit të jetë i suksesshëm për nga sasia dhe cilësia e mjaltit, pasiqë pjesë e përkrahjes janë edhe këshillimet direkte të cilat do t’i ofrohen bletarit nga eksperti i IADK-së, në çdo fazë kur të ketë nevojë.
Aktiviteti është pjesë e projektit “Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë”, projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mbështetur nga DRC dhe implementues IADK.

