IADK ka nënshkruar kontratat me 5 përfituesit e dytë (Pika grumbulluese të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike) dhe ka lëshuar në funksion 5 tharëset tek përfituesit e parë të përkrahur me tharëse.
- Bio Product 2 SH.P.K nga Novobërda
- NP. Natyra nga Novobërda
- Lorena Bio Farm nga Prizreni
- NTP Albi nga Mitrovica
- Ve-tro-isol AG SH.P.K nga Ferizaji
Përfituesit do të përkrahen me tharëse termike me sipërfaqe të tharjes 40m2, të cilat do të jenë moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesve dhe grumbulluesve të BMA.
Tharëset termike që janë ndërtuar tek përfituesit e përkrahur kanë sipërfaqe të tharjes 40m2, tharëse moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharjes, të kultivuesve dhe grumbulluesve të BMA.
Këto tharëse janë të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve.
𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵𝗷𝗲.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.





