IADK është e përkushtuar në rritjen e sasisë së prodhimit vendor dhe zvogëlimin e importit të produkteve bujqësore. Kultivimi i perimeve në serra ofron mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik, veçanërisht për fermerët e vegjël.
Andaj, IADK së bashku me komunat partnere ka mbështetur 7 fermerë nga komunat Vushtrri, Rahovec dhe Drenas me serrë, sipërfaqe 200 m2, inpute përcjellëse (sistem të ujitjes, foli për mulqirim, rrjetë hijezimi etj) dhe fidanë sezonal sipas kërkesës së përfituesve. Mbështetje kjo e cila ofron mundësi vetëpunësimi dhe zhvillimi të mëtutjeshem ekonomik dhe bujqësorë.
Kjo pako mbështetëse përmbanë edhe këshilla dhe trajnime nga ekspertet e perimtarisë, duke u mundësuar fermerëve të praktikojnë metoda të avancuara të kultivimit në punë e tyre të përditshme, te cilat qojnë në prodhimtari më të lartë dhe më cilësore.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.



