Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, IADK ofron një alternativë për fermerët e saj duke zhvilluar trajnimet e planifikuara për fermerët pëmes platformës “ZOOM”.
Sot së bashku me fermerët realizuamë trajnimet e para online.
Më shumë se njëzet (20) pjesëmarrëse të komunës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës mësuan për temat; përgatitjen e vendit/tokës për vendsojen e serrës dhe mbjelljen e perimeve. Në fund të trajnimit, pjesëmarrëset patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të informohen me shumë rreth temave të prezantuara.
Ne besojmë në mbështetjen e atyre në prodhim, të cilët janë në kërkim për të përmirësuar aftësitë e tyre teknike. Andaj, trajnimi do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët në vijim.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Trajnimet profesionale dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Zvicrran CFD.