IADK fuqizon trajnimin “Qumështar” me fokus praktik dhe ekspertizë gjermane

IADK fuqizon trajnimin “Qumështar” me fokus praktik dhe ekspertizë gjermane

Në kuadër të kontratës për shërbimin “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”, IADK ka vazhduar zbatimin e trajnimit për kualifikimin “Qumështar”, duke avancuar programin ekzistues përmes angazhimit të ekspertizës ndërkombëtare dhe fokusit të shtuar praktik. 🥛🧀

Pas realizimit të moduleve të mëhershme nga trajnerët e IADK-së, ky cikël i trajnimit u pasurua me kontributin e ekspertit gjerman të përpunimit të qumështit Josef Franz-Xaver Froelich. Gjatë periudhës 19–21 janar 2026, eksperti punoi drejtpërdrejt me të njëjtin grup pjesëmarrësish, duke u fokusuar në prodhimin praktik të djathit Kamembert dhe djathit të butë të tipit gjalpë (soft cheese).👨🔬🏭

IADK do të vazhdojë zbatimin e këtij trajnimi edhe në fazat në vijim, duke siguruar vazhdimësi profesionale dhe zhvillim të qëndrueshëm të kapaciteteve njerëzore në sektorin e përpunimit të qumështit në Kosovë. 📈

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor