IADK Fuqizon 26 Fermerë përmes Mbështetjes Bujqësore në Obiliq dhe Gracanicë

IADK Fuqizon 26 Fermerë përmes Mbështetjes Bujqësore në Obiliq dhe Gracanicë

IADK, në bashkëpunim me komunat e Obiliqit dhe Graçanicës, ka nënshkruar kontrata me 26 përfitues (17 në Obiliq dhe 9 në Graçanicë), duke synuar fuqizimin e aktivitetit bujqësor dhe ekonomik në këto rajone.

Kjo mbështetje synon të krijojë të ardhura të qëndrueshme dhe të ofrojë mundësi vetëpunësimi për përfituesit, duke iu siguruar atyre pajisje bujqësore esenciale. Paketa e asistencës përfshin serra, mekanizim modern, si dhe mjete për blegtorinë dhe bletarinë, duke ndihmuar fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e produkteve të tyre.

Një fokus i veçantë i këtij programi është mbështetja për grupet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe minoritetet dhe grupet e margjinalizuara, duke u ofruar atyre mundësi më të mëdha për zhvillim dhe integrim në sektorin bujqësor.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët, ndërsa zbatimi i
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.jpg
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG