IADK dhe Komuna e Skënderajit vazhdojnë të qëndrojnë afër të riatdhesuarve

IADK dhe Komuna e Skënderajit vazhdojnë të qëndrojnë afër të riatdhesuarve

Me datën 04.12.2019, IADK ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me Komunën e Skënderajit me qëllim që të mbështesë edhe tre (3) që tani numri arrin në 30 familje të riatdhesuar/fermer të cilët plotësojnë kriteret e përzgjedhjes.

Të riatdhesuarit e përzgjedhur do të mbështeten me mekanizëm bujqësorë, paisje për bletari, serrë dhe inpute tjera përcjellëse me qëllim të lehtësimit të punës, zgjerimit të fermave bujqësore dhe rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve. Gjithashtu, IADK vazhdon të vizitojë të riatdhesuarit, përfitues të organizatës me qëllim që të njihet me gjendjen e tyre, rreth përdorimit të granteve të përfituara dhe planifikimeve për të ardhmen.

IADK mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me partnerët e saj serioz siç është Komuna e Skënderajit me qëllim që vazhdimisht të mbështesë përsonat me nevojë, përfshirë të rikthyerit.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

05122019_2.jpg
05122019_3.jpg
05122019_4.jpg
05122019_5.jpg