IADK finalizon ndërtimin e serrave te 17 përfitues

IADK finalizon ndërtimin e serrave te 17 përfitues

Në kuadër të përkrahjes së fermerëve me grante në sektorin e perimeve IADK ka finalizuar ndërtimin e serrave me sipërfaqe nga 200m², me inpute tjera përcjellëse dhe fidane të perimeve, për 10 përfitues në komunën e Malishevës dhe 7 përfitues në komunën e Skenderajt.

Krahas mbështetjes me trajnime dhe investimeve në ngritjen e serrave, përfituesit do të kenë edhe asistencën praktike profesionale nga ekspertët e IADK-së gjatë tërë vegjetacionit, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarësë sa më të lartë dhe cilësore nga kjo veprimtari.

 

Mbështetja me grante është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.

1.jpg
2.jpg
3.jpg
4.jpg
5.jpg