IADK përfundon mbështetjen e 10 bletarëve në Skënderaj me pajisjet e tjera të bletarisë

IADK përfundon mbështetjen e 10 bletarëve në Skënderaj me pajisjet e tjera të bletarisë

Sot, më datë 30 Korrik, IADK ka përfunduar shpërndarjen e mbështetjes për 10 përfitues nga Komuna e Skënderajt, duke i pajisur me mjete shtesë për bletari, përfshirë: Duplikator 150 L, Centrifugë elektrike kasetore me 4 korniza, Shkrirëse dylli elektrike, Vaskë (kadë) për hapjen e hojeve dhe Kantë për deponimin e mjaltit. 🐝 🍯
Qëllimi i këtyre pajisjeve është të lehtësojë dhe përmirësojë procesin e prodhimit të mjaltit, duke mundësuar shkrirjen e dyllit, hapjen dhe përpunimin e hojeve, centrifugimin e mjaltit dhe ruajtjen e tij në mënyrë higjienike, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve bletare për përfituesit. 🧑🌾 🐝
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna Skënderaj.
IMG_3944.JPG
IMG_3950.JPG
IMG_3956.JPG
IMG_3959.JPG
IMG_3970.JPG
IMG_3985.JPG