Me plotësimin e kërkesave të formimit professional në përputhje me programet e validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, kandidatëve i’u dhanë kualifikimet e Nivelit III sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 6 kredi.
Certifikatat u dorëzuan nga Z. Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, së bashku me z. Rexhep Rexhepi, Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Lipjanit dhe trajnerja përgjegjëse për modulet në këtë sektor znj. Artiola Xhaka, si dhe antarët e projektit. Po ashtu këto kandidate janë mbështetur me pajisje esenciale (grante të vogla) për përpunimin e produkteve në pastiçeri 🧁.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjëve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit” përkrahur nga donator Zviceran FRIEDA.