IADK certifikon 12 gra nga Komuna e Vushtrrisë në programin "Bërës i Ëmbëlsirave"

IADK certifikon 12 gra nga Komuna e Vushtrrisë në programin "Bërës i Ëmbëlsirave"

Më datë 16 maj 2025, u organizua ceremonia e certifikimit për 12 kanditate në trajnimin për "Bërës të Ëmbëlsirave", të mbajtur në kuadër të programeve të zhvilluara nga IADK.

Këto kandidate vijnë nga fshati Prilluzhë, Vushtrri  dhe i përkasin komuniteteve jo-shumicë. Pas përfundimit me sukses të trajnimeve, ato u pajisën me certifikata, si dëshmi e aftësive të fituara për përgatitjen e ëmbëlsirave.

Certifikatat u ndanë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, trajnuesi i angazhuar në këtë modul, si dhe anëtarët e ekipit të projektit.

Ky program synon të fuqizojë gratë nga komunitetet jo-shumicë përmes ngritjes së aftësive profesionale dhe krijimit të mundësive për vetëpunësim dhe zhvillim ekonomik.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët(DRC), ndërsa zbatimi i tij realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG