Me qëllim të rritjes së bujqësisë dhe fuqizimit ekonomik, IADK ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Graçanicës. Ky partneritet synon të krijojë mundësi të reja për punësim dhe gjenerim të të ardhurave, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, përfituesit do të kenë mundësi të ndjekin trajnime profesionale dhe të marrin këshilla për përmirësimin e teknikave bujqësore. Synimi kryesor është rritja e produktivitetit bujqësor dhe përfshirja ekonomike, duke krijuar një mjedis më të barabartë dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
Ky bashkëpunim është realizuar në kuader të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Embassy of Sweden in Pristina (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

