I riu nga Mitrovica mbështetet nga IADK në realizimin e idesë së tij në sektorin e bujqësisë – kultivimin e boronicave

I riu nga Mitrovica mbështetet nga IADK në realizimin e idesë së tij në sektorin e bujqësisë – kultivimin e boronicave

Besnik Mustafa nga fshati Vinarc, komuna e Mitrovicës, është njëri ndër përfituesit e projektit i cili paraqiti idenë e tij në kultivimin e boronicës në fshatin ku ai jeton me familjen e tij.

Iniciativa e Besnikut ishte që të fillojë kultivimin e një kulture të re për dallim nga ato që deri më tani kanë kultivuar familja e tij, pasiqë nuk kanë ndonjë përfitim e cila do të ndikonte në ekonomine e tyre familjare.

“Me shumë vullnet dëshirojë të fillojë një iniciativë për të përkrahur familjen time dhe për të treguar që fermerët e rinjë mund të arrijne suksese të qëndrueshme në sektorin e bujqësisë, por gjithsesi se na duhet përkrahje e vazhdueshme edhe e familjes dhe shoqërisë për të na bartur njohurit e tyre nga përvoja e tyre në këtë sektor”.

Fillimisht IADK ka përkrahur fermerin me sistemin e ujitjes dhe në të njejtën kohë ka angazhuar ekspertin për ti ofruar keshilla direkte në instalimin dhe përdorimin e tij, përgatitjen e vendit dhe formave për mbjelljen e fidaneve që fermeri të jetë i përgatitur në fazën e arritjes së fidaneve. Pastaj fermeri është furnizuar me fidane të boronices dhe në mënyrë praktike është demostruar mënyra e mbjelljes dhe trajtimit në fazën e parë pas mbjelljes.

Pjesë e përkrahjes janë edhe këshillimet direkte të cilat do t’i ofrohen përfituesit në çdo fazë kur fermeri të ketët nevojë për përkrahje.
Aktiviteti është pjesë e projektit “Përkrahja e Ndërmarrësisë Shoqërore dhe Promovimi i Fuqizimit Social-Ekonomik në Komunitetet Minoritare në Kosovë”, projekt ky i përkrahur nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mbështetur nga DRC dhe implementues IADK.

30042020_5.jpg
30042020_6.jpg
30042020_7.jpg