Hajde të bëjmë diçka!

Qindra agronom, ekspertë të bujqësisë janë izoluar nga COVID- 19 në shtëpitë e tyre të cilët kanë një bagazh të madh profesional, sektori i bujqësisë mund të zhvillohet edhe ne këto kushte më aktivizimin e tyre.

Por shtohen pyetjet?

A mund të kontribuojnë në këtë situatë? Si mund të kontribuojnë? Me çka duhet të mbështetur ata? Kush duhet marrë nismën?

Qindra dhe mija fermer janë duke u ballafaquar më shitjet e produkteve të tyre; tregjet e mbyllura, restorantet hotelet e mbyllura, qe deri dje ishin pikat kryesore të shitjes.

Qindra mija fermer janë ne pritje për furnizime me farëra plehra dhe imputet të tjera për fillimin e mbjelljeve pranverore, të tjerët kanë telashe me sigurimin e ushqimeve të ndryshme për kafshë dhe shpezë!

Hajde bëjmë diçka qe t’u ndihmojmë edhe agronomëve edhe fermerëve ne gjetjen e opsioneve të cilat nuk janë të lehta dhe një sfide që duhet të tejkalojmë se bashku.

Hajde të bisedojmë se bashku për të përkrahur sektorin tonë i cili është në një moment kritik.

Të gjitha idetë, propozimet janë të hapura dhe kontribuojnë shtimin e prodhimit/ushqimit për vendin tonë!

Të mbajmë distancim social, izolim, karantinë...tani çka? Ende mbetet shumëçka!

Fermerët presin shume prej nesh!