Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) prezantoi z. Sami Salihu, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.
Në seminar morën pjesë 24 pjesëmarrës: fermerë, pronarë të pikave grumbulluese dhe aktorë të zinxhirit të vlerës bujqësore, shoqatat nacionale, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe këshilltar privat.
Temat kryesore:
✔️ norma e sheshtë për fermerët
✔️ obligimet nga regjistrimi në TVSh
✔️ tatimi në burim dhe obligime të tjera tatimore
Të gjithë pjesëmarrësit treguan një interesim të lartë për seminarin. Seminari shërbeu si hapësirë për shkëmbim përvojash dhe rritje të vetëdijes për përputhshmëri tatimore në sektorin bujqësor. Por mund të përfundohet në bazë të diskutimeve se të gjithë aktorët në zingjirin e vlereës në bujqësi kanë vështirësi të shumta rreth aplikimit në praktikë të obligimeve tatimore. Prandaj ëshë nevojë e domosdoshme që institucionet shtetërore të vazhdojnë më iniciativën për mbajtjen e këtyre trajnimeve me të gjithë aktorëve ne zingjir te vlerës. Shumë qështje u ngritën edhe për normën e sheshtë, ritjen e kufirit të Pragut e hyrjes nën TVSH, pastaj “callo” dhe lirimin e TVSH nga dissa investime që janë masovike në mesin e fermerëve siq janë: Laktofrizat, dhe serrat.
IADK mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe informimin e vazhdueshëm të aktorëve të bujqësisë.
Aktiviteti u inicua, organizua dhe financua plotësisht nga burimet vetanake të IADK.