Ftesë për trajnime dhe grante në bujqësi Komuna Mitrovicë
Mitrovicë

Ftesë për trajnime dhe grante në bujqësi Komuna Mitrovicë

FTESË PËR TRAJNIME DHE GRANTE NË BUJQËSI

KOMUNA MITROVICË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre-vjeçar (2021-2023), i përkrahur donatori Zvicran CFD. Projekti do të përfshijë komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Shitme dhe Lipjan, të cilat janë partnere të projektit.

Projekti ka për qëllim tri komponentet kryesore të përkrahjes, si: Ngritje e kapaciteteve përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Mbështetje me grante për krijimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave dhe vetëpunsimit dhe Promovimi i përfshirjes së të rinjve, grave dhe burrave nga zonat rurale në bujqësi.

Mbështetja e grave dhe burrave me trajnime dhe grante: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit për komunën e Mitrovicës është planifikuar formimi i një grupi me 15 pjesëmarrës, për të cilët fillimisht do të organizohen trajnime pesë (5)-ditore për ngritje të kapaciteteve nё temat pёr menaxhimin e biznesit dhe mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, dhe metodat e avokimit dhe lobimit drejt institucioneve publike.

Pas përfundimit të trajnimeve, gratë dhe burrat do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me pako mbështetëse në nënsektorët e bujqësisë(blegtori, bletari, perimtari, pemëtari, etj.) nё vlerё nga 2,500 €.

 

Kriteret që duhet plotësuar GRATË dhe BURRAT  për trajnime janë:

a)                   Tё jenё me moshё mbi  35 vjeç;

b)                   Të jenë nga zona rurale e komunës së Mitrovicë;

c)                   Të interesuar në mbajtjen e trajnimeve;

d)                   Të jenë të papunë dhe aktivë në veprimtarit bujqësore;

e)                   Të kenë resurse për t’u angazhuar në bujqësi (tokë, uji, fuqi punëtore);

f)                    Të jenë të interesuar për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

g)                   Gratë kryefamiljare do të kenë përparësi të përzgjedhjes.

Aplikacionet për mbështetjen e grave dhe burrave me trajnime dhe grante duhet të dorëzohen deri me datë 21.02.2022, ora 16:00.

Mbështetja e grave me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit: Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar formimi i një grupi me 12 pjesëmarrëse nga komuna e përfshirë në projekt, për të cilën do të organizohen 20 ditë trajnime profesionale në sektorin e përpunimit (frutave, perimeve apo qumështit) të akredituara nga Autoriteti Kombtar i Kualifikimeve(AKK). Pas përfundimit të trajnimeve gratë do të pajisen me certifikata të lëshuara nga IADK dhe të verifikuara nga AKK. Pas certifikimit një kandidate më e suksesshme nga Komuna e Mitrovicës do të mbështetet me pajisje për përpunim në vlerë 7,000.00€.

Kriteret që duhet plotësuar GRATË për trajnime në përpunim janë:

a)            Tё jenё me moshё  18-55 vjeç;

b)            Të jenë nga zonat rurale të komunës së  Mitrovicës;

c)             Të jenë të papuna dhe aktive në përpunim të ushqimit;

d)            Tё kenё potencial për zgjërim të kapaciteteve të përpunimit;

e)             Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

f)             Gratë kryefamiljare do të kënë përparësi të përzgjedhjes.

Aplikacionet për mbështetjen e grave me trajnime profesionale dhe grante në sektorin e përpunimit duhet të dorëzohen deri më datë 25.02.2022,ora 16:00.

Andaj, ftohen gratë dhe burrat qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore dhe në sektorin e përpunimit gratë, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së dhe zyrën për bujqësi në komunën e Mitrovicës, ose mund t’i kërkoni në e-mailin: hafize.veseli@iadk.org  apo hajraegzona@gmail.com. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrën për bujqësi në komunën përkatëse dhe gjithëashtu në e-mail të lartëcekur.