Organizata IADK vazhdon të ngirsë kapacitetet profesionale të fermerëve, me objektivin kryesor punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave. Me mbështetjen e IADK-së, katër (4) fermerë të riatdhesuar nga Komuna e Rahovecit morën pjesë në një vizitë shkëmbyese në komunën e Suharekës, gjatë të cilës u vizituan dy sektorët kyç për fermerët pjesëmarrës, ai i vreshtarisë dhe pemtarisë.
Qëllimi i vizitës ishte njohja e praktikave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese për rritjen dhe kujdesin ndaj vreshtave dhe pemishteve, përdorimit racional të pesticideve, mbrojtjes së bimëve dhe aplikimi i një mekanizmi modern në kultivim.
Gjithashtu, fermerët patën mundësinë të vizitojnë një biznes privat shumë të suksesshëm i cili merret me kultivimin e qershisë, dredhëzës, rrushit dhe pjeshkëve. Menaxheri i plantacionit informoi fermerët për llojet më frytdhënëse të pemëve dhe përdorimin e rrjetave për mbrojtjen e tyre nga breshëri. Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe natyrore ishte një temë e diskutueshme dhe me rëndësi për arritje të suksesit në bujqësi.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.


