IADK me qëllim të avansimit profesional të blegtorëve këtë vit është duke mbajtur trajnime me nje grup prej 15 fermerëve nga komuna e Lipjanit.
Programi modular i trajnimeve është i dizajnuar në formën teorike 30% dhe formën praktike 70%, ku pas përfundimit të programit të trajnimeve pjesmarrësit do të vlerësohen përmes testeve të arrishmërisë dhe certifikohen si “Teknik i Blgetorisë” në Nvelin III të KKK.
Këta fermerë do të kenë mundësi të aplikojnë në skemën e granteve për përkrahje direkte në sektorin e blegtorisë, ku 10 prej tyre do të përfitojnë grante në vlerë prej 3000 euro, me qëllim të rritjes së prdhimit dhe të hyrave nga aktivitetet blegtorale.
Për monitorimin e cilësisë dhe mbarvajtjen e trajnimeve profesionale ishte për vizitë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, ku për së afërmi është njoftuar me mësimin praktik të mbajtur në model fermën në Dolak.
Kёto pёrkrahje realizohen në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkёfinancuar nga komuna e Lipjanit.