Pavarësisht kushteve dhe mundësive të kufizuara në këtë periudhë të pandemisë së krijuar nga COVID-19, femrat e përkrahura në komunën e Shtimës dhe Lipjanit kanë filluar kultivimin e perimeve gjegjësisht domates dhe specit në serrat e tyre.
IADK edhe këtë vit do t’i mbështesë përmes këshillimit direkt nga ekspertët në këtë sektor, me qëllim që ato të arrijnë rezultate dhe të kenë mundësinë e largimit të çdo dileme që hasin gjatë periudhës së mbjelljes, kultivimit dhe mbrojtjes apo trajtimit nga sëmundje të ndryshme.
Aktiviteti është pjesë e projektit "Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” mbështetur nga CFD.


