Enterotoksemija

Enterotoksemija

Për shkak të humbjeve të mëdha që shkakton tek delet, qengjat, dhite e kecat, kjo sëmundje është shumë e rëndësishme për kultivuesit e deleve dhe dhive, për sa i përket aspektit ekonomik.
 
Kush e shkakton enterotoksemin?
Shkaktar i kësaj sëmundjeje është klostridium perfrigens baktere me formë të shkopthit me kapsulë, është e palëvizshme dhe formon spore. Është e pranishme në zorrët e kafshëve të shëndosha dhe tajohet nëpërmjet feçeve dhe kështu krijon burime të infeksionit. Sporet e kësaj baktere janë shumë rezistuese, ashtu që kullotat, livadhet, e arat paraqesin burim të përhershëm të kontaminimit nëpërmjet të cilës dhentë vijnë në kontakt mes barit, sanës ose koncentratit. 
 
Për paraqitjen e kësaj sëmundjeje nuk mjafton vetëm prania e shkaktarit, por edhe disa parakushte të tjera siç është dëmtimi i mukozës së zorrëve, të ushqyerit e tepërt (thithje e tepërt e qengjit dhe sasi e madhe e koncentratit) etj. Nga kjo sëmundje vuajnë qengjat dhe delet që kanë shëndet të mirë e sidomos qengjat më të trash në tufë. 
 
Shenjat e sëmundjes?
Simptomat paraqiten si rezultat i helmimit të organizmit me helmin që kjo baktere e tajon. Tek delet, varësisht nga lloji i helmit simptome janë dhembjet në stomak, shqetësimi, fryerje dhe jashtëqitje të përgjakur, frymëmarrje e shpejtuar dhe ngordhje e shpejtë (12-14 orë).
Tek qengjat e vegjël 1-3 ditë e deri në 14 ditë, sëmundja shkakton dizenteri ngjitëse nga e cila qengjat sëmuren masovikisht. Manifestohet me temperaturë të lartë, ndarje nga nëna, jashtëqitje me gjak, dehidrim (humbja e lëngjeve), alivanosje dhe ngordhje brenda 24-36 orë.
 
Mjekimi dhe parandalimi?
Shërimi për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjes nuk është i suksesshëm prandaj edhe rekomandohet vaksinim i obligueshëm që duhet të jetë pjesë e secilit program për mbrojtje shëndetësore. Aq më tepër që në rast të paraqitjes së dizenterisë infektohen 30 – 40 % madje edhe deri 70% të qengjave, ndërsa ngordhshmëria është 100%. 
 
Mbrojtja bëhet me vaksinimin e deleve kah fundi i mbarsmërisë dhe me këtë mbrohen edhe delet edhe qengjat e posa lindur. Nëse gjendet më herët, penicilina është armë e zgjedhjes për infeksione klostridiale
Antitoksini i klostridiumit mund të jetë i dobishëm, kujdesi mbështetës duke përfshirë antinflamator (kundër ndezjes) dhe të lëngjeve nëse është e nevojshme.
 
Parandalimi?
Vaksinimi është çelës! Vaksina e bakterjes së mbytur (toksoid) me shtesë, e dhënë dy herë 4-6 javë veçmas.  Përforco delet një herë në vit, 2-8 javë para lindjes për të siguruar nivele adekuate  të antitrupave kulloshtër, do të mbroj qengjat e vegjël. Qengjave tu jepet vaksina e parë në moshën 30-60 ditë (me përforcim 4-6 javë më vonë).