Ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit përmes trajnimeve mbi barazinë gjinore

Ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit përmes trajnimeve mbi barazinë gjinore

Gjatë datave 14-16 Tetor, stafi i IADK-së mori pjesë në një trajnim tre-ditor me fokus në ngritjen e kapaciteteve për integrimin e perspektivës gjinore (Gender Mainstreaming) në të gjitha projektet dhe programet e organizatës.

Trajnimi u mbajt nga ekspertja Donjeta Morina, e cila përmes ligjëratave interaktive, diskutimeve dhe punës praktike, ndihmoi stafin e IADK-së të thellojnë njohuritë e tyre mbi barazinë gjinore dhe mënyrat konkrete të zbatimit të saj në punën e përditshme.

IADK bënë përpjekje në mënyrë të vazhdueshme për të sigurar që parimi i barazisë gjinore të jetë i integruar në çdo fushë të veprimtarisë sonë.

Ky aktivitet u organizua nga IADK, në mbështetje nga FRIEDA.

#IADK #Frieda #GenderMainstreaming #BaraziaGjinore #NgritjaEKapaciteteve #Zhvillimibarabartë