đŸŒ±Ngritja e Kapaciteteve Profesionale dhe BashkĂ«punimi me Kolegjin Perrotis/ShkollĂ«n Amerikane tĂ« BujqĂ«sisĂ« nĂ« Selanik, Greqi!

đŸŒ±Ngritja e Kapaciteteve Profesionale dhe BashkĂ«punimi me Kolegjin Perrotis/ShkollĂ«n Amerikane tĂ« BujqĂ«sisĂ« nĂ« Selanik, Greqi!

Kolegji Perrotis/Shkolla Amerikane e Bujqësisë në Selanik, ka ndihmuar dhe asistuar në organizimin e vizitës studimore të IADK-së në Greqi për ngritje të kapaciteteve profesionale!
Presidenti i Kolegjit Perrotis, Z. Jeff Lansdale, dha mikpritje të vlerësuar për Drejtorin Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku, dhe stafin e IADK. Në këtë takim, u bisedua për mundësit për projekte të përbashkëta në fushën e edukimit, për shkëmbim të ideve dhe perspektivave për të hapur rrugën për një bashkëpunim mes dy institucioneve.
Gjatë vizitave, stafi i IADK-së është njoftuar nga afër me procesin e funksionimit të temave të ndryshme duke përfshirë:
đŸŒ± “BujqĂ«sia Rigjeneruese dhe Zbutja e Ndryshimeve Klimatike
🔬 Turne me guidĂ« nĂ« objektet dhe laboratorĂ«t e Kolegjit Perrotis - NjĂ« vĂ«shtrim i drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« kĂ«rkimin dhe teknologjinĂ« novatore.
đŸœïž "Trendet nĂ« Shkencat e Ushqimit dhe PĂ«rparimet nĂ« Zhvillimin e Produkteve tĂ« Reja" - Zbulimi i inovacioneve mĂ« tĂ« fundit tĂ« ushqimit dhe tendencĂ«s sĂ« zhvillimit
đŸ—‘ïž "Menaxhimi i mbetjeve ushqimore" - Marrja e njohurive mbi strategjitĂ« efektive pĂ«r tĂ« reduktuar mbetjet ushqimore dhe pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ« ushqimore.
🎯 "BujqĂ«sia dhe aplikimet e dixhitalizimit nĂ« bujqĂ«si" - Roli i teknologjisĂ« nĂ« bujqĂ«sinĂ« moderne dhe bujqĂ«sinĂ« precize.
🚁 Demonstrimi nĂ« terren i dronĂ«ve spĂ«rkatĂ«s - Demonstrime tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« spĂ«rkatjes sĂ« dronĂ«ve nĂ« veprim!
IADK falënderon Kolegjin Perrotis/Shkollën Amerikane të Bujqësisë për mikëpritje, organizim dhe shoqërim gjatë vizitës, si dhe gatishmërinë për ndarje të përvojave të tyre.
Vizita jonë në Greqi ka pasur edhe një rëndësi, duke përfshirë edhe aspektin e socializimit mes stafit të IADK-së. Kjo organizohet me rregull në baza vjetore, duke ofruar mundësi për bashkëpunim dhe mes anëtarëve të ekipit tone.
Aktiviteti Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “PĂ«rmirĂ«simi i punĂ«simit dhe mundĂ«sive pĂ«r gjenerim tĂ« tĂ« ardhurave nĂ« zonat rurale tĂ« KosovĂ«s”, i pĂ«rkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.
1.JPG
IMG_3918.JPG
IMG_3938.JPG
IMG_6360.JPG
IMG_6416.JPG
IMG_6423.JPG
IMG_6425.JPG
IMG_6428.JPG
IMG_6440.JPG
IMG_6441.JPG
IMG_6442.JPG