Mbajtja e shënimeve në fermë është pak e aplikueshme nga fermerët. Për këtë qëllim, organizata IADK ka ofruar trajnime teorike permes platformes online “Zoom” me qëllim që të rikthyerit te kenë njohuri në rëndësinë e mbajes së shenimeve në fermë. Trajnimi është mbajtur me përfituesit e komunave ku projekti operon (Klinë, Skënderaj, Drenas, Malishevë dhe Rahovec) me temën “Mbajtja e shënimeve në fermë”.
Gjithsej pjesmarrës në trajnime kanë qenë 16 përfitues nga komunat e listuara. Gjithashtu, trajnimet kanë qenë interaktive, nga ku të pranishmit kanë shkëmbyer përvojat ndërmjet vete dhe kanë ngritur qështjet që i shqetësojnë. IADK, do të vazhdojë të jetë afër fermerëve – të rikthyerve në çdo kohë.
Ky trajnim dhe aktivitetet tjera si mbështetja me grante, këshilla direkte dhe vizita studimore u zbatuan në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

