Në kuadër të aktivitetit për shërbime “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”, janë mbajtur trajnimet ekonomike për kandidatët në Kualifikimin “Konzervuesit e frutave, perimeve dhe të ngjashme”; një trajnim i cili synon që të u ofrohet kandidatëve në rritjen e kapacitetit të lidershipit, njohurive financiare dhe ndërgjegjësimit për tregun.
Trajnimi është ndjekur nga 13 pjesëmarrës dhe është realizuar nga trajnerë të IADK-së, duke siguruar cilësi të lartë të mësimdhënies dhe përputhje të plotë me kërkesat, në lidhje me lidershipin, qasjen në financa, idetë e biznesit, përgatitja e aplikacioneve për donator, institucione mikrofinanciare, banka, marketingu i produkteve të qumështit, dhe aftesi të buta (përgatitja e CV, leter motivuese, intervistave etj). Zhvillimi i aftësive të buta të përshtatura do të forcojë vetëbesimin, lidershipin dhe kapacitetin vendimmarrës të grave.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.