Trajnimet ekonomike dhe zhvillimi i aftësive të buta për pjesëmarrësit e kualifikimit "Qumështar"

Trajnimet ekonomike dhe zhvillimi i aftësive të buta për pjesëmarrësit e kualifikimit "Qumështar"

Në kuadër të aktivitetit për shërbime “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”, janë mbajtur trajnimet ekonomike dhe zhvillimi i aftësive të buta për 13 pjesëmarrës. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte forcimi i kapaciteteve në menaxhim biznesi, rritja e njohurive financiare dhe përgatitja për qasje të suksesshme në tregun e punës dhe ndërmarrësi.

Gjatë trajnimit janë trajtuar tema kyçe si: lidershipi, qasja në financa, zhvillimi i ideve të biznesit, përgatitja e aplikacioneve për donatorë, institucione mikrofinanciare dhe banka, marketingu i produkteve, si dhe zhvillimi i aftësive të buta (përgatitja e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitja për intervista).

Trajnimi është realizuar nga trajnerët e IADK-së, duke siguruar cilësi të lartë të mësimdhënies dhe përputhje me objektivat e projektit. Përmes këtij angazhimi, pjesëmarrësit kanë forcuar vetëbesimin, kapacitetet vendimmarrëse dhe gatishmërinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ky grup pjesëmarrësish më herët ka përfunduar me sukses trajnimin profesional në kualifikimin “Qumështar”, duke e plotësuar kështu komponentën teknike me atë ekonomike dhe ndërmarrëse.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.


2 (1).JPG