Shpërndarja e Pajisjeve Bujqësore dhe Montimi i Serrave në Komunën e Lipjanit

Shpërndarja e Pajisjeve Bujqësore dhe Montimi i Serrave në Komunën e Lipjanit

IADK ka shpërndarë pajisje bujqësore dhe ka realizuar montimin e serrave për fermerët e Komunës së Lipjanit, me qëllim rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe gjenerimin e të ardhurave për përfituesit lokalë.

Në kuadër të këtij projekti, janë mbështetur gjithsej 26 fermerë, ku 11 prej tyre kanë përfituar serra me sipërfaqe prej 120 m² dhe sisteme të ujitjës me inpute përjellëse. Për fermerët e tjerë janë shpërndarë pajisje të ndryshme bujqësore, si: motokultivatorë, freza, kosa, rimorkio, spërkatesa, plugje dhe pajisje të tjera që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit në sektorët e perimtarisë dhe blegtorisë.

Qëllimi i këtij projekti është të lehtësohet puna e fermerëve, të rritet efikasiteti i prodhimit dhe të mundësohet prodhimi i produkteve me cilësi të lartë. Përveç mbështetjes financiare përmes granteve, projekti ofron gjithashtu këshilla direkte për përfituesit, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të përdorur në mënyrë optimale pajisjet e dhuruara.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatë, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG
11.JPG
12.JPG
13.JPG
14.JPG
15.JPG
16.JPG
20.JPG