Digjitalizimi dhe Ndryshimet Klimatike në Bujqësi

Digjitalizimi dhe Ndryshimet Klimatike në Bujqësi

Në parcelen demonstruese IADK ka mbajtur dy “ditë fushore”  për fermerët kultivues të kulturave bujqësore, me qëllim të ngritjes së njohurive për digjitalizimin e bujqësisë dhe adresimin ndaj ndryshimeve klimatike.  


Më 25.06.2025 është mbajtur “Dita fushore” për promovimin e disa teknologjive të reja, të cilat kanë ndikim në digjitalizimin e shërbimeve në bujqësi.

Pjesmarrësit janë njohur me teknologjitë e reja që janë investuar në serrën dhe pemishten demonstruese, si janë: sistemi automatik i ajrosjes së serrës dhe sistemi  automatik i ujitjes së perimeve dhe i dredhëzave, i cili mumndëson ujitjen e bimëve në bazë të lagështisë së tokës dhe kërkesave të bimëve për uji. Pastaj sistemin e ujitjes së pemëve në parcelen demonstruese, i kontrolluar përmes aplikacionit nga ‘telefoni i mençur”.


Ndërsa më 30.06.2025 është mbajtur Dita e fushore për promovimin e  disa teknologjive të reja, të cilat kanë ndikim në adresimin e ndryshimeve klimatike, ku pjesmarrësit janë njohur në mënyrë praktike me teknologjitë e reja që janë investuar në serrën dhe pemishten demonstruese, të cilat kanë të bëjnë me masat që duhet të merren parasysh për adresimin e ndryshimeve klimatike si janë: sistemi i grumbullimit të ujit të shiut-përdorimi i tij në ujitjen e perimeve, rrjeta antiinsekt për pengimin e hyrjes së dëmtuesve brenda serres, pastaj rrjeten për hijezim të serrës për mbrojtje të perimeve nga rrezatimi i fortë diellor dhe temperaturat e larta, si dhe sistemin e ajrosjejs automatike për kontrollimin e temperatures së ajrit brenda serres, si dhe investimet në pemishten demonstruese në të cilën janë kultivuar lloje të ndryshme të pemëve drufrutore dhe pemëve të imta, ku janë bërë adaptime për përballje me ndryshimet klimatike, si është: kultivimi i dredhëzave në serra me konstruksione të lehta të mbuluara me folje plasmasi, përdorimi i foljeve të ndryshme për mulqirim, pastaj rrjeta për hijezim të tuneleve të mbjellura me dredhëza, vendosja e kornizave dhe mbulimi i mjedrave me folje plasmasi dhe rrjeta për hijezim, depon për kompostim, si dhe plantacionin e bimëve mjekësore aromatike – ku është përdorur gjeotekstili për mulqirim.

 

Të pranishëm ishin udhëheqës të ministrisë së bujqësisë, zyrtar të komunave, fermerë kultivues të perimeve dhe pemëve të imëta.

Kjo ngjarje ka shërbyer për fermerët dhe pjesmarrësit e institucioneve komunale dhe qeveritare, për të parë efektet pozitive që ka digjitalizimi i bujqësisë në lehtësimin e punës së fermerëve, pastaj në rritjen dhe zhvillimin optimal të bimëve dhe po ashtu për zvoglimin e dëmeve në bujqësi përmes masave përktëse për adresimin e ndryshimeve klimatike.  


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG
11.JPG