Nënshkruhen kontratat me 10 përfitues të serrave

Nënshkruhen kontratat me 10 përfitues të serrave

Më datë 26 mars 2025 janë nënshkruar kontratat me përfitues të serrave nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët do të përkrahen me serra me sipërfaqe nga 176 m², të shoqëruara edhe me inpute tjera përcjellëse dhe fidanë të perimeve.
Përfitues të serrave janë 10 fermer/e nga komuna e Vushtrrisë, për të cilët do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së gjatë tërë vegjetacionit, si dhe vizita studimore me qëllim të shkëmbimit të përvojave me fermer më të avancuar në Kosovë.
Kjo përkrahje do të ndikoj në gjenerimin e të ardhurave të fermerëve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre.
Ngritja e serrave është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Vushtrrisë.
IMG_0064.JPG
IMG_0047.JPG
IMG_0039.JPG
IMG_0037.JPG
IMG_0021.JPG
IMG_0015.JPG
IMG_0035.JPG
IMG_0027.JPG