Nënshkruhen kontratat me përfituesit e granteve të sektorit të perimtarisë në komunën e Shtimes!

Nënshkruhen kontratat me përfituesit e granteve të sektorit të perimtarisë në komunën e Shtimes!

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA, u nënshkruan kontratat me përfituesit e granteve të sektorit të perimtarisë në komunën e Shtimes.

Gjithashtu u realizua edhe shpërndarja e sistemit të ujitjes me inpute përcjellëse dhe në vazhdimësi do të bëhet montimi i serave dhe shpërndarja e fidaneve.

Për të arritur rendiment sa më të lartë dhe cilësor, fermerëve në vazhdimësi do tu ofrohen këshilla direkte dhe trajnime nga ekspertët tone në sektoret përkatëse.

417464884_901804438657044_2775300091665540903_n.jpg
448331530_901804408657047_3705415351408406671_n.jpg