Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfidat ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, përkrahur nga donatori Zvicran FRIEDA, është mbajtur panel diskutimi me temën “Sfidat për lobim në të drejtat pronësore të grave dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik”
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: z.Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, në cilësinë e panelisteve të takimit ishin: znj. Leonora Selmani – Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, znj. Valbona Salihu – Drejtoreshë Eksekutive / Shoqata e Juristeve Norma, znj. Emine Kelmendi – Udhëheqëse e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi/ MBPZHR dhe znj. Saxhide Mustafa – Udhëheqëse e Forumit Ekonomik të Grave, pastaj të pranishëm ishin përfaqësues nga Komuna e Mitrovicës dhe Shtimes, përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, përfitues të projektit dhe grupit GIGVA.
Gjatë diskutimit janë shqyrtuar qështje që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore të grave, përmirësimi i ligjit të punës, sfidat për të rinjët në bujqësi, adresimi në qendrat juridike, bashkëpunimi i grave në grupe dhe shumë diskutime frytdhënëse mbi temën e caktuar.