Certifikohen të rinjët në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit

Certifikohen të rinjët në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit

IADK është në përfundim të zbatimit të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë” , përmes së cilit për dy vite radhazi 320 të rinjë janë trajnuar në sektor të ndryshëm të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore, si dhe 36 të rinjë/student janë përkrahur në punë praktike.

Më 19 dhe 20 Dhjetor 2019 është bërë shpërndarja e certifikatave për grupet e të rinjëve nga Gjilani, Kamenica, Peja dhe Rahoveci, të cilët kanë përfunduar me sukses programet e trajnimeve në sektorët e ndryshëm të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore.

Të rinjët e certifikuar janë inkurajuar nga drejtori i IADK-së dhe drejtorët e drejtorive komunale për bujqësi, që këto njohuri të përfituara nga ky program trajnues t’i aplikojnë në fermat e tyre, apo të ndërmarrin edhe iniciativa për hapjen e bizneseve të reja, ngase për të rinjët ndërmarrës dhe ata që janë inovativ do të gjendet edhe mbështetje financiare nga donator të ndryshëm apo përkrahje me grante nga komunat dhe qeveria. 

Në javën vijuese do të certifikohen edhe 3 grupe të rinjëva nga Zubin Potoku, të cilët po ashtu kanë përfunduar këtë vit trajnimet në sektorin e bujqësisë. “Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”

20122019_2.jpg
20122019_3.jpg
20122019_4.jpg