👏 Certifikimi i pjesëmarrëseve në sektorin “Konservuesit e pemëve, perimeve dhe të ngjashëm”

👏 Certifikimi i pjesëmarrëseve në sektorin “Konservuesit e pemëve, perimeve dhe të ngjashëm”

Me shumë sukses është përmbyllur trajnimi profesional në sektorin “Konservuesit e pemëve, perimeve dhe të ngjashëm”për grupin prej 15 pjesëmarrëseve nga Komuna e Vushtrrisë.  Gjatë gjithë programit, pjesëmarrëset kanë treguar angazhim, përkushtim dhe vullnet të lartë për të avancuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.

📜 Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrëset janë certifikuar me certifikata valide nga AKK, duke dëshmuar kompetencat e fituara dhe gatishmërinë e tyre për t’i zbatuar ato në praktikë.

🤝 Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm Drejtori Ekzekutiv i organizatës z. Zenel Bunjaku gjithashtu edhe Drejtori i Bujqësisë z. Besim Shyti nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët i përgëzuan pjesëmarrëset për përkushtimin dhe suksesin e treguar, duke theksuar rëndësinë e investimit në aftësimin profesional dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Bazuar në rezultatet e arritura gjatë trajnimit, si dhe në vlerësimet e realizuara përmes vizitave në terren nga komisioni përkatës, njëra prej pjesëmarrëseve është përzgjedhur për t’u mbështetur në hapjen e njësisë së përpunimit. Kjo mbështetje synon të krijojë mundësi konkrete për vetëpunësim, zhvillim të biznesit dhe fuqizim ekonomik afatgjatë.

Pjesëmarrëset e tjera janë shpërblyer me pajisje esenciale, të cilat do t’u shërbejnë si mbështetje për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të tyre në fushën e përpunimit dhe konservimit të produkteve ushqimore.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA.

12.jpeg
11.jpeg
10.jpg
9.jpeg
8.jpeg
7.jpeg
6.jpeg
4.jpg
3.jpeg
2.jpeg