Sot u përmbyll me sukses trajnimi për të drejtat pronësore, ku 20 gra morën pjesë aktive dhe përfituan njohuri të rëndësishme mbi të drejtat e tyre ligjore dhe pronësore.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrëset u certifikuan për angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë procesit të mësimit. Certifikatat u shpërndanë nga Drejtori Ekzekutiv, z. Zenel Bunjaku, i cili përgëzoi pjesëmarrëset për suksesin e arritur dhe i inkurajoi ato që njohuritë e fituara t’i shfrytëzojnë në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre.
Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e të drejtave pronësore dhe të kontribuojë në fuqizimin ekonomik dhe social të grave.
Trajnimi është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, i mbështetur nga donatori zviceran FRIEDA.




