Ceremonia e Certifikimit dhe Nënshkrimit të Marrëveshjeve për Grante me Fermerët e Komunave të Skenderajt dhe Malishevës

Ceremonia e Certifikimit dhe Nënshkrimit të Marrëveshjeve për Grante me Fermerët e Komunave të Skenderajt dhe Malishevës

Sot u përmbyll me sukses programi 20-ditor i trajnimit për aftësim profesional në sektorin e blegtorisë, i akredituar dhe i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në këtë program morën pjesë gjithsej 15 kandidatë, prej të cilëve 8 nga Komuna e Skenderajt dhe 7 nga Komuna e Malishevës.

Të gjithë pjesëmarrësit përfunduan me sukses trajnimin dhe u certifikuan me titullin “Teknik i Blegtorisë”, sipas Nivelit III të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Programi modular i trajnimit në sektorin e blegtorisë, profili “Gjedhët”, përbëhej nga 7 module me gjithsej 140 orë mësimore, ekuivalente me 7 kredi. Nga fondi i përgjithshëm i orëve, 70% u realizuan përmes mësimit praktik, ndërsa 30% përmes mësimit teorik.

Gjatë ceremonisë, me kandidatët e certifikuar u nënshkruan edhe marrëveshjet për përfitimin e granteve. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Punësimit dhe Mundësive për Gjenerim të të Ardhurave në Zonat Rurale”, i financuar nga organizata Bread for the World nga Gjermania dhe i bashkëfinancuar nga komunat partnere.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ishin z. Zenel Bunjaku, Drejtor i organizatës IADK, z. Sabit Ferizi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt, si dhe z. Sylë Dukolli, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës.

Trajnimi i realizuar dhe mbështetja përmes granteve synojnë avancimin e praktikave të mbarështimit të gjedhëve, përmirësimin e kushteve higjienike në fermë, rritjen e cilësisë dhe sasisë së qumështit, zbatimin e praktikave të duhura të ushqyerjes së lopëve qumështore, si dhe përmirësimin gjenetik të racave. Këto ndërhyrje do të kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe gjenerimin e të ardhurave më të larta për fermerët përfitues.

2.jpg
3.jpg
4.jpg
5.jpg
6.jpg
7.jpg
8.jpg
9.jpg
10.jpg
11.jpg
12.jpg
13.jpg
14.jpg
15.jpg
16.jpg
17.jpg
18.jpg
19.jpg
20.jpg
21.jpg