Pas përfundimit të trajnimit, të gjitha pjesëmarrëset janë pajisur me certifikata pjesëmarrjeje të lëshuara nga IADK. Ndërkaq, ato që kanë arritur pragun e kalueshmërisë sipas standardeve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), kanë përfituar certifikatë të arritshmërisë, duke u kualifikuar zyrtarisht në profesionin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”, të nivelit III sipas Kornizës Kombëtare të Kulifikimeve (KKK).
Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit e IADK-së vlerësuan përkushtimin dhe angazhimin e pjesëmarrëseve, duke theksuar se ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave dhe rritjes së mundësive për punësim e vetëpunësim në zonat rurale.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori #Bread for the World (BfdW).