FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME DHE GRANTE NË SEKTORIN E BUJQËSISË DHE PËRPUNIMIT TË PEMËVE DHE PERIMEVE

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, projekt tre-vjeçar (2026-2028), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.

Gjatë vitit 2026 do të përkrahen fermerët, të rinjtë dhe gratë me grante dhe trajnime, në Komunën Malishevës, në sektorët si janë:

·         Grante për ngritjen e serrave dhe pemishteve me dredhëza

·          Trajnime profesionale për blegtori (20 ditë) dhe mbështetja me grante

·         Trajnime profesionale për 15 gra/vajza në përpunim të pemëve dhe perimeve (20 ditë) dhe mbështetja  me grannte

Për përfitimin e granteve në sektorin e blegtorisë dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve, të përzgjedhurit/at paraprakisht do të përcjellin 20 ditë trajnime sipas programeve të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), dhe pas certifikimit aplikojnë në skemën e granteve.

 

Andaj, ftohen fermerët, gratë dhe të rinjtë, qё tё aplikojnё  për grantet e lartëcekura.

 

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR PËR APLIKIM PËR GRANTE DHE TRAJNIME JANË:

 

a)                   Aplikuesit duhet të jenë nga Komuna e Malishevës.

b)                  Të jenë fermer/e të vegjël (përfshirë të rinjtë 18-35 vjeç) që janë të angazhuar në sektorin e  pemëve dhe perimeve, janë të pa punë, por kanë potencial për të zgjeruar dhe diversifikuar aktivitetet bujqësore.

c)                   Fermerët/të rinjët, të cilët kanë kryer shkollimin fillor që janë të angazhuar në sektorin e blegtorisë, janë të pa punë, por kanë potencial për të zgjeruar dhe diversifikuar aktivitetet blegtorale.

d)                  Grat/vajzat të cilat kanë kryer shkollimin fillor, nuk janë të punësuara dhe merren apo kan potencial për prodhim dhe përpunim të pemëve dhe perimeve.

e)                   Të kenë ide të qarta dhe ideja është në përputhje me burimet që ai/ajo disponon, dhe që ka ndikim në gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e bujqësisë.

f)                   Të jenë të gatshëm për përcjelljen e trajnimeve dhe këshillave të ofruara nga projekti dhe për të bashkëpunuar mes veti në prodhim, grumbullim apo përpunim të prodhimeve bujqësore.

g)                  Të jenë të gatshëm për të bashkëfinancuar në projekt/grant.

h)                  Të mos kenë përfituar grante në tri vitet e fundit, jetojnë në zonat rurale dhe me kushte të vështira ekonomike (do të kenë prioritet).

 

Aplikacionet mund të merren dhe dorëzohen në zyrat e IADK-së apo zyren komunale për bujqësi në Malishevë.

 

  

Për informacione shtesë mund të na kontaktoni nga ora 800 - 1600 në: sylejmanbunjaku@hotmail.com ose në telefon: +383 44 412 475, dhe në: foodprocessing@iadk.org ose në telefon: +383 45 695 176;

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 23.02.2026 në ora 16:00.

 

Shënim: Të gjithë aplikuesit/et do të vizitohen në teren dhe përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të projektit dhe fondeve në dispozicion.