Takimi Biznes me Biznes (B2B) për Përmirësimin e Bashkëpunimit në Sektorin e Blegtorisë

Takimi Biznes me Biznes (B2B) për Përmirësimin e Bashkëpunimit në Sektorin e Blegtorisë

Në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve kyç, IADK organizoi një takim Biznesi me Biznesin (B2B), ku morën pjesë fermerët/ përfituesit të sektorit të blegtorisë, përfaqësues të qumështorëve, të pikave grumbulluese të qumështi, si dhe ekspertë nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtorët/et dhe zyrëtarët të drejtorive për Bujqësi nga komunat partnere (Skenderajt dhe Drenasit). 👩🌾🏭🚚
Takimi u fokusua në diskutimin dhe gjetjen e mundësive për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, furnizuesve dhe fermerëve, si dhe në adresimin e sfidave që hasin fermerët prodhues të qumështit. Gjatë diskutimeve, u theksua nevoja për përmirësimin e kushteve të punës për fermerët në rajon, si dhe për adoptimin e praktikave më të mira të menaxhimit të fermave si: ushqyerjen dhe optimizimin e racionit të lopëve, përmirësimin e cilësisë së ushqimeve, përmirësimin racor, standardet e shtallave dhe higjienën), me qëllim të rritjes së prodhimit dhe cilësisë së qumështit, si dhe për të optimizuar proceset e grumbullimit dhe të shpërndarjes. 🐄🥛🚜🌾
Ndër të tjera, u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve dypalëshe dhe krijimit të mundësive për shkëmbim të përvojave dhe njohurive mes palëve të interesuara, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të blegtorisë dhe rritjen e efikasitetit të zinxhirit të furnizimit. 🤝👩🌾
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG