Industria e përpunimit të pemëve dhe perimeve ka një trend pozitiv zhvillimi me mundësi të mëdha punësimi. Kërkesat e tregut për produkte të përpunuara vendore dhe me cilësi të lartë janë në rritje e sipër, megjithatë, tregu vendas është kryesisht i varur nga importet. Ky sektor, vazhdimisht ballafaqohet me sfida të ndryshme, një ndër to është mungesa e ekspertizës teknike e profesionale. Adresimi i këtyre sfidave kërkonë përkushtim, një rolë të rëndësishtë luan IADK e cila përmes projektit “Rritja e zhvillimit të aftësive në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë”, mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity po bënë të mundur ngritjen e kapaciteteve profesionale të 10 punëkërkuesve dhe 16 punëtorëve të industrisë së përpunimit.
Këto trajnime profesionale po shtjellojnë programin për përpunimin e frutave dhe perimeve, program i akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Kandidatët do të ndjekin një cikët të trajnimit prej 20 ditë, ku 70% e të gjithë trajnimit do të jetë praktikë dhe 30% do të jetë teorik. Trajnimet praktike mbahen në qendrën e përpunimit në IADK dhe në disa kompani partnere. Të gjithë kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësin të certifikohen për nivelin e III-të i cili përmban 5 kredi (ECTS) të paraparë sipas Ligjit Nr.04/L-037 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.Pas trajnimit, punëkërkuesit do të jenë të gatshëm për tregun e punës, punëmarrësit do të jenë të në gjendje që të ballafaqohen me sfidat e zhvillimit të hovshëm të industrisë së përpunimit, industria e përpunimit do të ketë punëtorë cilësor dhe me kualifikim adekuat
#IADK, Kosovo Export Network #Training #foodproccesor #expert #knowledge






