Nxitja e bujqësisë në Leposaviq

Nxitja e bujqësisë në Leposaviq

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon të jetë një burim themelor për sigurimin e të ardhurave për komunitetet e pakicave dhe grupet të cenueshme në Kosovë.  Për forcimin e këtij sektori, IADK gjithsej ka mbështetur 34 fermerë në komunën e Leposaviqit. Nga këta, 28 fermerë janë pajisur me pajisje bujqësore, tre (3) fermerë kanë përfituar serra të pajisura me sisteme ujitjeje dhe inpute mbështetëse, ndërsa tre (3) fermerë të tjerë kanë marrë më herët pajisje për bletari.

Kjo nismë synon të lehtësojë ngarkesën e fermerëve, të rrisë efikasitetin e prodhimit dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve bujqësore. Përtej granteve, IADK do të ofron gjithashtu trajnime praktike për përfituesit, duke siguruar që ata të fitojnë aftësitë e nevojshme për të maksimizuar përfitimet e pajisjeve të ofruara.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Embassy of Sweden in Pristina. Fondet e projektit menaxhohen nga Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

IMG_4570.JPG
IMG_4578.JPG
IMG_4580.JPG
IMG_4592.JPG
IMG_4594.JPG
IMG_4595.JPG
IMG_4603.JPG
IMG_4616.JPG
IMG_4625.JPG
IMG_4689.JPG