Takimi B2B për Përmirësimin e Bashkëpunimit në Sektorin e Perimeve në Kosovë!

Takimi B2B për Përmirësimin e Bashkëpunimit në Sektorin e Perimeve në Kosovë!

Më 14 shkurt, 2025, në IADK u mbajt takimi Biznes me Biznes (B2B), me synimin për të forcuar partneritetet në sektorin e perimeve. Në këtë takim morrën pjesë fermerët vendorë të perimeve, furnizuesit e inputeve bujqësore dhe përfaqësues nga kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të perimeve.

Gjatë takimit, u shkëmbyen përvoja dhe ide mbi rritjen e përfaqësimit të fermerëve, fuqizimin e zinxhirit të furnizimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit. Z. Besim Sahiti nga Agropharma prezantoi inovacione në inputet bujqësore, përfshirë plehra kristalore, hibridet me rendiment të lartë dhe preparatet mbrojtëse ndaj sëmundjeve. Z. Fehim Rexhepi nga Agrocelina ofroi mundësi për kontraktimin e kultivimit të trangujve, specave dhe feferonëve, duke finalizuar marrëveshje me disa fermerë. Përfaqësuesi i Dioren, z. Arsim Gashi, ndau informacione mbi standardet e cilësisë për lëndën e parë të konservimit, ndërsa z. Mexhit Hasani nga Sofra theksoi kërkesat për përpunimin e perimeve.

Ky takim vuri në pah rëndësinë e adoptimit të praktikave të avancuara bujqësore, rritjen e efikasitetit të zinxhirit të furnizimit dhe fuqizimin e produkteve vendore në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi i krijuar gjatë eventit pritet të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë

.Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.

2.jpg