NJOFTIM – LISTA E KANDIDATËVE PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

NJOFTIM – LISTA E KANDIDATËVE PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

Në kuadër të aktivitetit për shërbime “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra” publikojmë listën e kandidatëve potencialë për trajnimin profesional në kualifikimin “Qumështar”.

Përzgjedhja është bërë duke marrë parasysh kriteret e përcaktuara të projektit duke përfshirë gjininë, shkollimin, përvojën në përpunimin e qumështit dhe statusin e punësimit (thirrja publike e datës 28.10.2025)

Kandidatët që kanë aplikuar dhe nuk janë përfshirë në këtë listë kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë brenda 3 ditëve të punës nga data e publikimit të këtij njoftimi (dt. 28.11.2025). Ankesat mund të dorëzohen:

Përmes email-it në: foodprocessing@iadk.org dhe basrihyseni_2@hotmail.com

Personalisht në zyrat e IADK-së gjatë orarit 08:00–16:00

 

Pas shqyrtimit të ankesave, të gjithë kandidatët do të njoftohen, ndërsa kandidatët e përzgjedhur përfundimisht do të ftohen për nënshkrimin e kontratave dhe për hapat e mëtejmë.

 

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.