Kemi kënaqësinë të publikojmë listën e kandidatëve potencialë të përzgjedhur për ndjekjen e trajnimit professional në kualifikimin “Konzervuesit e frutave, perimeve dhe të ngjashme.” 🫙🥫
Përzgjedhja është bërë sipas kritereve të përcaktuara në projekt dhe në përputhje me thirrjen publike të datës 04.02.2026.
Aplikantët që nuk janë përfshirë në listë kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë brenda 3 ditëve të punës nga data e publikimit.
Ankesat mund të dorëzohen:
📍 Në zyrat e IADK-së (08:00–16:00)
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.